Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pezë Helmës të Tiranës.
Babë e bir ranë në pranga pasi mashtruan, duke raportuar në polici se disa persona kishin hyrë në banesën e tyre dhe kishin qëlluar me armë zjarri kallashnikov, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mënik.
Denoncimi u bë nga 58-vjeçarii Gëzim Hysa Pasi policia mbërriti të adresën e dhënë dhe kreu verifikimet, ka rezultuar se personi që ka qëlluar me kallashnikov ishte djali i tij, 22-vjeçari Orjent Hysa.
Babë e bir u arrestuan në flagrancë.
Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarve, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, të përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikdionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel