Katër persona ranë në prangat e policisë, pasi shisnin drogë, në një lokal të Kasharit, Tiranë

Bashkëpunëtorë me njëri tjetrin Ardit Hajdari, 36 vjeç, Çlirim Hyka, 52 vjeç, Enri Dema, 27 vjeç dhe Redisi Hyka 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, u kapën si rezultat i operacionit të quajtur “Drug bar”.

Policia ka ushtruar kontroll në lokalin e Ardit Hajdarit në Kashar, gjatë natës, ku kanë gjetur të përfshirët në këtë aktivititet kriminal.

Gjithashtu janë gjetur edhe 1armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe rastet e armëmbajtjes pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA