Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në fshatrat malorë të Korçës si Dardhë, Boboshticë, Voskopojë e Vithkuq por jo vetëm.
Reshje bore ka pasur edhe në Tamarë, Vermosh Bogë, Theth të qarkut të Shkodrës, si dhe në Shishtavec të Kukësit.
Në Dardhë, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm ndërsa autoritetet rekomandojnë lëvizjen e automjeteve vetëm me goma dimërore. Në rrugën Boboshticë-Dardhë, po punohet për pastrim dhe kriposjen e aksit, ndërkohë që në akset e tjera në zonat malore të Korçës nuk raportohet për probleme
Në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth në qarkun e Shkodrës po punohet me borëpastruse dhe do të kriposjen rrugët.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, por këshillon drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe me zinxhirë në rast se do të udhëtojnë në zonat ku ka prezencë bore. Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon drejtuesit të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Top Channel