Policët e skandalit seksual me kolegen, padisin për ‘racizëm’ pasi ‘oficerët e bardhë nuk u shkarkuan’

15/12/2023 16:25

Një nga oficerët e përfshirë në skandalin e shumëfishtë seksual me kolegen e stacionit të policisë ka paditur së fundmi duke thënë se kolegët e tij të racës së bardhë që kishin abuzuar me të, nuk u shkarkuan nga puna.

Ish-polici me ngjyre Lewis Powell ka paditur bashkinë e qytetit duke cituar racizmin.

Ai ishte një nga tre oficerët e shkaktuar në janar për skandalin në stacionin e policisë së La Vergne në Los Angeles, SHBA, për abuzimin seksual me punonjesen e re të stacionit Maegan Hall.

Powell ka paditur kryebashkiakun Jason Cole, drejtorin e policisë Andrew Patton, dhe ish-drejtorin Chip Davis.

Oficerja e re Maegan Hall ishte përfshirë në lidhje seksuale jashtë dhe në vendin e punës, me të paktën pesë policë te stacionit, për çka ajo më pas pretendonte se ishte detyruar me anë të insistimit dhe presionit psikologjik.

Në padinë e tij Powell thotë tashmë se oficerët e racës së bardhë ishin lejuar të ktheheshin në punë. “Ata u pushuan nga puna përveç atyre që ishin të bardhë dhe kjo është diskriminim racor”, shkruan ai në padi, duke shtuar se nuk e kishte detyruar oficeren e re të kryente seks me të.

Powell shton se ish-shefi i policisë Davis i kishte kërkuar të gënjente për pyetjet ose “të mohonte se e gjithë kjo kishte ndodhur”.

Në kërkesën e tij Powell pretendon rigjykim dhe dëmshpërblim 3 milionë dollarë.

26 vjeçarja e skandalit Maegan Hall, tha për rrjetin WTVF se ishte përpjekur vazhdimisht të sprapste avancimet seksuale të rreshterit të stacionit të La Vergne por ai “nuk pranonte ‘jo’ si përgjigje.”

Dhe në fakt marrëdhënia seksuale me rreshterin Lewis Powell në vendin e punës, solli dhe episodet seksuale të gruas me pesë policë të tjerë.

“Unë e di atë që thonë shumica e njerëzve. Ata thonë mund të kishe thënë ‘Jo’. E kuptoj këtë por përgjigja ime është se i thashë ‘jo’ dhe ai nuk e pranonte si përgjigje”.

“Rrjedhimisht u dorëzova ndaj presionit”, thotë ish-policja.

FOTO GALERI
1/3
Ish-polici me ngjyre Lewis Powell ka paditur bashkinë e qytetit duke cituar racizmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA