Ish-oficerja e skandalit seksual me policët thotë se ishte pranë divorcit: Burrat nuk pranojnë t’i thuash jo (fotot)

31/01/2023 17:04

Një oficere e martuar policie në SHBA që kishte disa lidhje të fshehta seksuale në vendin e punës ka folur së fundmi për aventurat e saj, duke pretenduar se ishte në prag të divorcit prandaj e “kishte lëshuar veten”.

Ish-policja nga Tennessee, 26 vjeçarja Maegan Hall, është përjashtuar nga forcat pas aferave të padëgjuara më parë mes të cilave kryente marrëdhënie seksuale me disa kolegë gjatë orarit të punës, ndërsa thotë se “burrat nuk ndalen pa futur p****** e tyre diku”.

Ajo thotë se tashmë ‘e ka kuptuar gabimin’, të cilin e bëri në një moment dobësie kur nisi marrëdhëniet e saj seksuale.

“Unë me bashkëshortin ishim në prag të divorcit dhe thjesht e humba, gjërat më dolën nga duart,” i kishte thënë Hall, sipas të dhënave të marrjes në pyetje të publikuara nga rrjeti WSMV 4.

“Isha budallaqe, e dëshpëruar, pastaj burrat janë burra dhe nuk ndalen pa e futur p***sin diku”, tha gruaja e skandalit.

Hall raportohet se është thirrur për tre intervista me departamentin e burimeve njerëzore të policisë për aferat e saj që kanë shokuar qytezën deri së fundmi të qetë të La Vergne.

Hall pranonte se ishte detyruar të bënte seks me rreshterin e stacionit Lewis Powell në shumë raste.

Ajo ishte përpjekur t’i jepte fund me Powell, por ai raportohet se ai kishte kërcënuar se do të vriste veten. Më pas Hall i kishte thënë Powell se kishte një lidhej të fshehtë me dikë tjetër dhe kjo kishte sjellë fundin e lidhjes së tyre.

Hall thotë se ishte përpjekur “të përfshinte dhe burrin në aventurat e saj” por ai kishte refuzuar.

Ajo thotë tani se po punon “për të riparuar” marrëdhënien e saj dhe bashkë me të shoqin do të ndjellin terapi çifti.

Zhvillimi vjen teksa më herët një klub striptize i kishte ofruar shuma të majmë polices së shkarkuar që është bërë e famshëm me skandalin e shthurjes.

Bari ‘Deja Vu Showgirl’s i ofronte $10,000 për dy performanca striptize muajin që vjen.

FOTO GALERI
1/6
Ish-policja nga Tennessee, 26 vjeçarja Maegan Hall, është përjashtuar nga forcat pas aferave të padëgjuara më parë mes të cilave kryente marrëdhënie seksuale me disa kolegë gjatë orarit të punës

Top Channel