Polices së shkarkuar pas skandalit seksual me kolegët, i ofrohet ‘punë elitare’ në kubin e striptizës në SHBA (fotot)

26/01/2023 17:17

Policja e martuar Maegan Hall, i cila kishte marrëdhënie seksuale me disa kolegë në stacionin ku punonte, raportohet se fundmi se i është ofruar një shumë e majme për të kërcyer në tubin e striptizës, me qëllim që ish-oficerja të ketë përsëri një “vend pune”.

Oficeres që shokoi qytetin me tradhtitë e saj të shumëfishta bashkëshortore i janë ofruar $10 000 për dy performanca striptize.

Maegan Hall, nga Tennessee u dëbua nga policia e La Vergne  pas publikimit të marrëdhënieve të saj seksuale me disa kolegë policë brenda dhe jashtë stacionit, edhe pse bashkëshorti i saj tha se e falte pasi kërkonte “të shpëtonte martesën”.

Bari i striptizës ‘Deja Vu Showgirls’ i ka bërë tashmë ofertën për dy shfaqje striptize në muajin mars.

Menaxheri Michael Durham, foli për ofertën: “Ne e duam atë në Deja Vu Nashville më 17 mars. Për dy shfaqje nga $5,000 secila.

“E kuptoj zemërimin për moralin, por ajo nuk është më police dhe mund të bëjë çfarë të dojë për të mirën e saj financiare”.

Mes skandalit të disa javëve më parë, Durham ishte përfshirë në marrëdhënie seksuale nga më të ndryshmet me policët, të cilëve u thoshte se ishte në një “martesë të hapur” me bashkëshortin.

Hetimi i brendshëm i policisë së La Vergne solli shkarkimin e të paktën katër policëve të stacionit, edhe pse Hall besohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të paktën gjashtë.

Pas pezullimeve forca policore e qytezës La Vergne me një popullatë prej 39,000 banorësh, humbi 12% të forcës policore prej skandalit, shkruante Daily Mail.

Historitë seksuale në vendin e punës me kolegët sollën jo vetëm shkarkimin e protagonistes maniake Hall, por dhe të partnerëve të saj seksuale si rreshteri Lewis Powell, oficeri Juan Lugo, rreshteri Ty McGowan dhe detektivit Seneca Shields, pas hetimit të brendshëm të publikuar më 28 dhjetor.

FOTO GALERI
1/7
Maegan Hall, nga Tennessee u dëbua nga policia e La Vergne pas publikimit të marrëdhënieve të saj seksuale me shume kolegë policë

Top Channel