Foto ilustruese

Një i mitur është identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi plagosi me mjet prerës dy 18-vjeçarë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:30 në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet.

16-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me thikë A. M., dhe E. M., të dy 18-vjeçarë, banues në Tiranë.

Pas veprimit ai është larguar, ndërsa tashmë është në kërkim nga uniformat blu si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Nga ana tjetër të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA