I bëri atentat fqinjit, identifikohet autori i sapodalë nga burgu, 5000 euro shpërblim “kush e gjen”

15/12/2023 13:58

Është identifikuar autori i cili tentoi të vriste fqinjin mëngjesin e djeshëm duke qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Adrea Bregasin, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

32-vjeçari është fqinj me Rudolf Zefin, drejt makinës së të cilit qëlloi të paktën katër herë me armë zjarri.

Bregasi është fqinj me Rudolf Zefin, por ende nuk dihet arsyeja pse ka qëlluar drejt tij. Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë.

Ndërkohë, policia ka vendosur 5000 euro shpërblim , për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA