PD feston e përçarë Ditën e Rinisë/ Berisha, ekspozitë në seli! Basha, diskutim me demokratët

08/12/2023 12:44

Ky dhjetor i gjeti sërish demokratët e ndarë. Partia që lindi me ëndrrën e shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë si Europa, e cila pati meritën për rrëzimin e sistemit komunist, sot pas 33 vitesh e përkujton 8 dhjetorin e përçarë.

Sali Berisha me të tijët në selinë e PD-së, ndërsa Basha mblodhi mbështetësit në një sallë hoteli.

Pa qenë vetë i pranishëm në bashkëbisedim, vendin e Lulzim Bashës e zuri Kreshnik Collaku, që gjatë fjalës së tij pati një reflektim për gjendjen e Partisë Demokratike sot.

“Ne përmbysëm Enver Hoxhën, por miqtë e mi ne nuk e vramë Enverin. Enverizmi ngeli si model, si kulturë politike. A është përgjegjëse PD për këtë? Unë them që po”, tha Kreshnik Çollaku.

Shndërrimi i PD-së sot nuk ishte pjesë e fjalimit të Berishës, por ai bën fajtor qeverinë socialiste për zhbërjen e lëvizjes studentore.

“Ne përjetojmë sot rënien e dhjetorit 1990. Ne përjetojmë një diktaturë të re, një diktaturë shkatërrimtare, jo vetëm për vlerat e demokracisë, por për kombin në tërësi. Sot, Edi Rama mblidhet se mendon se na impresionon. Mblidhet me 8 dhjetor. Ai mblidhet në mendësinë e të atit të tij dhe sot ai ka rikthyer egërsisht pushtetin monist të etërve të tij”, tha Sali Berisha.

Sali Berisha zgjodhi të mos merret me Lulzim Bashën por të sulmojë vetëm Edi Ramën, ndaj të cilit ka nisur kundër tij një aksion në parlament me Gazment Bardhin, por ky i fundit nuk u shfaq në eventin e radhës të organizuar nga kreu i foltores.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA