Një zjarr i madh ka shkrumbuar totalisht banesën e 71-vjeçarit me iniciale Isa Muça në Fier.

Muça qëndronte në barake druri (banesë e thjeshtë) së bashku me bashkëshorten. Ata kishin ardhur nga Tirana për vjeljen e ullinjve në pronën e tyre të përfituar nga ligji 7501.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë soba e drurëve.

Nga flakët ka pasur dëme materiale, por për fat të mirë jo në njerëz.

“Rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, në banesën e shtetasit I. M., 71 vjeç, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë aksidental nga soba e drurëve”, njofton policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA