Akuzë e re për Ahmetajn/ SPAK mbyll hetimin për privatizimin e “Buka sh.a”

07/12/2023 15:28

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur Arben Ahmetaj për veprën penale shpërdorim detyre për çështjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka” që sipas SPAK i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Nën hetim janë dhe 6 ish-punonjës të Ministrisë së Financave.

Ish-ministri i Financave ka deklaruar nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën.

Ndaj Arben Ahmetaj ka dhe një çështje tjetër të hapur në SPAK që lidhet me inceneratorët për të cilën ai u shpall në kërkim në muajin korrik të këtij viti për disa akuza, më e rënda prej atyre ajo e pastrimit të parave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA