“Në kuadër të dashurisë” në SHBA/ Nesër shfaqet në SVA Theater dhe më 11 dhjetor në Davis Theater, në Chicago

06/12/2023 19:37

“Në Kuadër të Dashurisë” është duke shëtitur botën dhe udhëtimi i radhës është nesër në SHBA.

I gjithë publiku përtej oqeanit që me padurim ka pritur, filmi juaj i preferuar do të shfaqet nesër më 7 dhjetor, në SVA Theater, ndërsa më 11 Dhjetor në Davis Theater në Chicago.

Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku interes, humor dhe shumë dashuri, ndaj mos e humbisni shansin për te përjetuar një komedi romantike që ju çon larg realitetit dhe ju dhuron të qeshura pafund!

Për të ndjekur transmetimin e filmit në kinematë e qyteteve tuaja ju mund të zbuloni më shumë në films.top-channel.tv.

Top Channel