Një Youtuber 20-vjeçar po gjykohet në Romë për një aksident në qershor të këtij viti në të cilin u vra një djalë pesë vjeçar.

Matteo Di Pietro, anëtar i “Borderline” në Youtube, po drejtonte një “Lamborghini” me qira që u përplas me një makinë “Smart” në lagjen Casal Palocco, duke vrarë një djalë pesë vjeçar dhe lënë të plagosur nënën dhe motrën e viktimës.

Grupi i Youtuberave dyshohet se po merrte pjesë në një video sfidë që përfshinte udhëtimin me “Lamborghini SUV” për disa ditë.

Në qershor, një gjykatës i hetimeve paraprake tha se Di Pietro kishte “marrë me qira Lamborghini SUV me qëllimin e vetëm dhe të qartë për të bërë përshtypje dhe për të tërhequr vëmendjen e shikuesve të rinj të internetit në mënyrë që të rrisnin të ardhurat nga reklamat, në dëm të sigurisë dhe përgjegjësisë, dhe rrjedhimisht për të vazhduar me shpejtësi mbi kufijtë e treguar”.

Dyshohet se ai kishte qenë duke udhëtuar me mbi 124 km/h menjëherë përpara përplasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA