Luixhino Hala, balerini i cili shoqëron Atalantën në rrugëtimin e saj në “Dancing With The Stars”, është përlotur gjatë provave ditore.

Balerini profesionist tregoi se viti 2007 ka qenë më i vështiri për të, pasi ka humbur gjyshen, me të cilën ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Ndërkohë për vitin më të lumtur ai veçoi 2023, pasi ka arritur të fitojë vendin e parë të “DWTS 1”.

Atalanta: Cili është viti më i rëndësishëm në jetën tënde dhe pse?

Luixhino: Nuk është se ka vetëm një. Unë e kam mendjen gjithmonë në punë. Kanë pasur shumë vite të rëndësishme, por ky i fundit ishte më tepër, vit që s’ka mbaruar akoma. Në muajin janar, mund të themi që puna ime u shpërblye. Unë kam rreth 10 vite këtu që jam lodhur, se vërtet themi që i kemi larë këto sallat e baletit me gjak. Por që çmimi i parë në “DWTS” vjet ka qenë kulmi im. Çfarë stresi kam hequr vjet nuk e keni idenë, por që u kurorëzua siç duhet.

Atalanta: Kjo është e karrierës tënde, po e jetës?

Luixhino: Unë kam pasur në përgjithësi një jetë të qetë, por ka pasur një vit të keq për mua. Ai është viti 2007, ku kam humbur gjyshen time. Unë jam rritur me të dhe ka qenë shumë e keqe për mua atëhere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA