Emrat/ Presidenca hedh shortin, zgjidhen anëtarët e rinj të KED-së

04/12/2023 15:10

Institucioni i Presidentit të Republikës ka hedhur sot shortin për zgjedhjen e Anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojnë përgjatë vitit 2024. Shorti përcaktoi 9 anëtarët e përhershëm dhe 6 zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nëntë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë:

–  Elsa Toska, Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

–  Sonila Bejtja, Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

–  Sokol Ngresi, Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

– Alma Muça, Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme

–  Irena Brahimi  , Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

– Altina Nasufi, Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

– Lazer Çardaku, Prokuror nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

– Genti Xholi, Prokuror nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

– Ramiz Lala, Gjyqtar nga Gjykatat Administrative

Gjashtë zëvendësuesit e KED-së:

– Marjana Semini, Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

– Darjel Sina, Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

– Arqilea Koça, Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme

– Iliriana Olldashi, Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

– Irma Balli, Prokuror nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

– Bezart Kaçkini, Gjyqtar nga Gjykatat Administrative

Hedhja e shortit u ndoq nga Avokati i Popullit, në cilësinë e monitoruesit. Gjatë hedhjes së shortit, ishin të ftuar përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, nga misionet që mbulojnë çështjet e drejësisë; OPDAT-i dhe Delegacioni Europian në Tiranë.

Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA