Rita Ora suksesin e jashtëzakonshëm në muzikë e modë, kërkon ta përsërisë edhe në dokumentar bërje.
Tabloidi The Sun shkruan se diva muzikës pop Rita Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në vendin e saj të lindjes Kosovë.
“Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë”- është shprehur Rita Ora.
Në intervistën për The Sun ajo ka deklaruar se 60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri”.
Rita Ora duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendlindjen e saj ka shumë zemërim dhe fustrim të panjohur të nëndheshëm tek të rinjtë të cilën shohim në historinë e Kosovës.
Javën e shkuar Rita Ora ishte në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj.
Në të njëjtën kohë shpenzoi disa ditë duke ndjekur xhirimet e dokumentarit.
Përfshirja e Rita Orës në realizimin e dokumentarit mund të jetë edhe një nisje konkurencë të shëndetshme brenda familjes.
Bashkëshorti i saj Taika Waititi është regjizor filmash.
Top Channel