Kënga e reperit kanadez Drake tërhoqi vëmendjen për simbolet kombëtare shqiptare që u përdorën në videoklip, por edhe për tekstin.
Klipi i “Polar Opposites”, nga albumi “For All the Dogs” shfaq edhe disa duke luajtur poker dhe bilardo në atë që duket si një anije në Detin Adriatik. Mediat flasin edhe për tekstin e këngës, i cili duket të jetë arsyeja kryesore pse Drake i referohet Shqipërisë dhe Kosovës. Reperi kanadez këndon për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë sociale që mund të përdorte për të bërë kontakt. Ai përmend një vajzë me emrin Mariana.
Vajza që i ka thyer zemrën Drake thuhet se është një shqiptare me që jeton në New York. Ajo është dizenjuese e modës sipas burimeve të Revistës Class, ajo është një vajzë nga Tirana. Thuhet se Mariana ka studiuar Farmaci në Londër. Nga Londra, ajo u zhvendos në Los Angeles dhe më pas në New York, ku larg fushës që kishte studiuar, u bë dizanjuese e veshjeve intime për vajzat dhe gratë. Aktualisht ajo punon dhe jeton në New York, ku ka krijuar edhe markën e saj të vetën.
Mariana ishte shumë e afërt me Jorja Smith, ish-të dashurën e Drake. Dyshohet se ajo e takoi reperin me të cilin më pas zhvilloi një marrëdhënie romantike që nuk shkoi siç duhet dhe detyroi reperin kanadez të krijojë këngën e fundit, klipi i së cilës me ngjyrat kombëtare shqiptare u lançua për festat e Nëntorit.
Top Channel