Në Dubai, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, organizojnë Samitin e Ndryshimeve Klimatike.
Marrin pjesë 70 kryeministra dhe ministra, të cilëve i është kërkuar më shumë unitet dhe aksione konkrete për një çështje me peshë për të sotmen dhe të ardhmen e planetit, siç është klima dhe ngrohja globale.
Merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili publikoi në rrjetet sociale fotot e takimeve me presidenten e Komisionit Europian dhe kryeministren e Italisë.
Në Dubai kryeministri është fiksuar në një tjetër foto duke bashkëbiseduar me mikun e tij ish-kryeministrin e Anglisë, Tony Blair.
“Mes miqsh në hyrje të Samitit Botëror COP28”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Ky samit ka në fokus të analizuarit e progresit të deritanishëm, për çështjet e klimës pas Marrëveshjes së Parisit.
Sikurse synon të ndërmerren veprime konkrete për klimën përfshi çfarë është e nevojshme të përmirësohet në zbatim të Marrëveshjes së Parisit.
Presidenca COP28 angazhohet për përgjigje serioze dhe veprime konkrete në përmbushje të planeve për klimën që burojnë prej kësaj marrëveshje.
Top Channel