Juliana dhe Dioni nisën garën e “Dancing With The Stars”, ndërkohë që u shoqëruan edhe nga një tjetër balerin profesionist në natën trio.

Megjithëse konkurrentja ishte nën shoqërinë e dy balerinëve profesionistë, juria nuk e pëlqeu jive-n e tyre.

Në komentet që bënë pas kërcimit, ata u shprehën se performanca kishte shumë mangësi dhe probleme.

Ilir Shaqiri: Fleta ku është, ti e bën një me Dionin dhe ai e di si e ka vënë në koreografi. Për të të dhënë një lloj dallimi, ngarkese. Për mua nuk ishte në rregull, ose nuk e bën dot, ose nuk e di. Kjo është ideja e asaj që pashë.

Juliana Nura: Korrekt është, ndoshta e kemi bërë gabim. U mundova të paktën. Të pëlqen publiku… e di që kemi edhe ne gabime.

Valbona Selimllari: Dua të jem e sinqertë, jemi në një fazë nuk tolerojmë dot. Janë disa gabie që ti i di, nuk dua ti përsëris. Staturën në pjesën e sipërme e ke komplet të ngrurtë, nuk e dua herën tjetër. Sa fillon kërcimi ti bëhesh gurë direkt. Duhet të çlirosh trupin.

Lori Bala: Unë jam dakord që Xhuliana vijon të mbetet ende e ngurtë. Unë shoh një frikë gjatë gjithë kohës. E ke mendjen gjithmonë tek hapat nuk e di pse.

Olta Gixhari: Mendoj që një nxitëse tifozësh nuk e çove deri në fund me sukses. Je pak larg akrobacisë atë çfarë ka ky kërcim. Kishte probleme dhe mangësi.

Juliana dhe Dion arritën të rrëmbejnë nga juria 26 pikë në total, ndërsa për publikun është i hapur votimi në VIP5.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA