Magjia e Ernest Muçit! Sulmuesi kuqezi shënoi golin e tretë ndaj Aston Villa në Europa League

01/12/2023 12:03

Një tjetër mbrëmje e magjishme e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Ernest Muçi në ndeshjet e pesta të fazës së grupeve të Europa League.

Në përballjen e radhës së Legias së Varshavës përballë Aston Villa të drejtuar nga trajneri spanjoll Unai Emery, pikërisht në minutën e 20-të duke shfrytëzuar një gafë të Kamara, sulmuesi i kuqezi realizoi një perlë të vërtetë për skuadrën e tij të Legias, duke barazuar shifrat në 1-1.

Pas dy golave në Varshavë në takimin e pare, futbollisti nga Tirana, i realizon edhe golin e tretë skuadrës angleze nga Birminghami, njeri më i bukur se tjetri. Por gjithsesi, ai nuk i mjaftoi skuadrës polake të Legias, pasi sfida u vulos nga Alex Moreno, që shënoi golin e fitores për vendasit në minutën e 59-të.

Pas këtij takimi, Aston Villa grupin E kryeson me 12 pikë, teksa Legia renditet në vend të dytë me 9 pikë. Më pas janë AZ Alkmaar me 6 dhe Zrinjski me 3 pikë. Liverpool bind me fitoren 4-0 ndaj LASK dhe siguron raundin tjetër të Europa League. Sfida u zhbllokua në minutën e 12-të nga Diaz, teksa Gakpo dyfishoi avantazhin e vendasve vetëm tre minuta më pas.

Ndërsa në minutën e 51-të Salah realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në fund ndeshja u vulos nga Gakpo që shënoi golin e katërt në minutën e 90-të+2. Pas këtij triumfi Liverpool kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Europa League dhe kryeson grupin E me 12 pikë.

Bayer Leverkusen fitoi me rezultatin 0-2 në transfertën e Hacken dhe siguron kualifikimin në raundin tjetër të Europa League. Ndeshja tjetër e këtij grupi, Molde-Qarabag u mbyll me rezultatin 2-2 me golat që për vendasit i shënuan Eriksen në minutat 82 dhe 87, teksa për miqtë shënuan me Juninho (12’) dhe Mustafazada në minutën e 90-të+5. Pas kësaj sfide Molde renditet në vend të tretë me 7 pikë, po aq sa Qarabag i vendit të dytë.

Roma ngec në barazimin 1-1 në transfertën e Sevette, me golin që për miqtë e realizoi Lukaku në minutën e 21-të, teksa për vendasit shënoi Bedia në minutën e 50-të. Roma renditet në vend të dytë të grupit G me 10 pikë, pas Slavia Prague që kryeson me 12 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA