“Në Kuadër të Dashurisë” do të shkojë në Austri.

Premiera do të shfaqet për të gjithë publikun nesër, më datë 1 dhjetor  në kinema Cineplexx në Vienë, ku do të organizohet dhe një takim me yjet e filmit. Publiku do të ketë mundësinë të takohet me aktorët për të ndarë bashkë emocionet dhe suksesin e filmit më të dashur për momentin.

Gjithashtu përveç se Vienës, filmi do të ketë disa orare të reja edhe në Cineplexx Annenhof Kino (Graz)  dhe në Cineplexx Linz, oraret e të cilave i gjeni në faqen zyrtare të Top Channel Films.

Sakaq për të gjithë ju që jeni përtej oqeanit dhe me padurim po prisni filmin, ju themi se në 7 Dhjetor “Në Kuadër të Dashurisë” do të udhëtojë drejt jush, në SVA Theater në New York, ndërsa më 11 Dhjetor në Davis Theater në Chicago.

Top Channel