“E di që më prishe takimin duke u futur kështu?!”/ Tensione në “Për’puthen”, Saidja i bërtet Serxhos

30/11/2023 19:26

Saidja dhe Endi kanë zhvilluar një takim në “Për’puthen”, ndërsa Serxho hyri papritur në studio duke iu prishur takimin.

Emisioni i ditës së sotme iu dedikua takimit të Saides dhe Endit, të cilët dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Serxhos, i cili ishte pezulluar nga programi që prej të mërkurës së shkuar. Produksioni i kishte dhënë leje konkurrentit të hynte në studio, por jo në atë moment.

Hyrja e tij në studio ngjalli jo pak debate mes tij, Saides dhe Endit.

Megi: Ti Endi je i poshtër…

Serxho: Nuk po i shikoja dot këto lëvizje dhe nuk po më zinte vendi për këtë pabesi.

Megi: E kuptoj që je i mërzitur dhe të kërkoj të qetësohesh.

Serxho: Erdha në skenë që ti shohim pak lëvizjet e “miut” live se po më duket sikur sapo iku macja, minjtë filluan të kërcejnë.  Kaq pak ditë u deshen që të nisnin pabesitë.

Megi: Të shqëtësoi fakti qe Saidja doli në një takim me Endin?

Serxho: Me shqetëson fakti që Endi i ka dhenë kaq shumë një vajze që unë kam interes dhe më shqetëson fakti që Saidja ndryshe sillet këtu, ndryshe sillet në prapaskenë. Saidja është një “kalama” i vogël në rritje dhe unë do ta le të rritet.

Endi: Saidja nuk është “kalama”.

Serxho: Lëvizjen e Saides nuk e prisja dhe kjo më bën të mendoj se është “kalama”.

Endi: E përdor aq shumë moshën por po fillon të sillesh edhe ti si “kalama”.

Serxho: Unë nuk e kam me ty.

Saide: E di që me prishe takimin duke u futur kështu?

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA