Prej rreth 2 vitesh larg kompeticioneve të rëndësishme, në fillim për shkak të një dëmtimi dhe më pas beteja ligjore për pafajësinë, për një incident të ndodhur në garën e kampionatit kombëtarë në Tiranë, atleti Izmir Smajlaj, ndër më të mirët e historisë së këtij sporti në vendin tonë, kampion Evropë dhe Ballkani disa herë, ka arritur të rikuperohet plotësisht dhe të fillojë stërvitjen, për të rikuperuar kohën e humbur, pasi vitin e ardhshëm do të jetë olimpiada Paris 2024.
“Ka qenë një vit shumë i vështirë ai i shkuari dhe ky, ku më në fund ja dola të rikuperohem dhe të rikthehem në stërvitje”, tha Izmir Smajlaj.
Po cilat do të jetë aktivitetet që e presin atletin I cili si fillim duhet të grumbullojë pikët për t’u kualifikuar e më pas marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit.
“Vitin e ardhshëm do të jenë garat që nga fundi i janarit, por më kryesori është Evropiani dhe patjetër Olimpiada që janë synimi im kryesorë”, tha Smajlaj.
Prej shumë vitesh, Smajlaj u stërvit në kryeqytet nga ish-presidenti I Federatës së Atletikës Gjergj Ruli I shpallur fajtor për çështjen teknike të akuzuar nga federate ndërkombëtare dhe si rrjedhojë pezullimi ka prekur edhe angazhimin e tij me sportistin, për këtë arsye aktualisht Izmiri stërvitet vetëm ose me presidentin aktual të FSHA-së, Taulant Stërmasi.
“Aktualisht stërvite nga presidenti i federatës taulant Stërmasi, në pritje të pafajësisë së trajnerit tim Gjergj Ruli i cili shumë shpejtë do të rikthehet”, tha ai.
Top Channel