Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë.
Ajo ka qenë e shoqëruar nga babi i saj Besnik Sahatçiu si dhe nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi.
Kryetari i Prishtinës ka ndarë me publikun momentin e zbritjes së Rita Orës nga avioni, ku ka bërë një gjest mjaft patriotik. Sapo ka zbritur, këngëtarja ka prekur tokën e më pas ka vënë dorën në zemër.
Sot Rita feston 33-vjetorin e saj dhe ka preferuar që këtë ditë të veçantë ta festojë në vendlindjen e saj, në Kosovë.
Në videon e publikuar në platformën X, kryetari i Prishtinës Përparim Rama shkruan: Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri, çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje. Momente të paharrueshme na presin bashkë”.
🇽🇰 Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora!
♥️ Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!
Momente të paharrueshme na presin bashkë! pic.twitter.com/bF1cPoJ439
— Përparim Rama (@perparim_rama) November 26, 2023
Top Channel