Skiatorja Lara Colturi që përfaqëson flamurin shqiptar ka arritur një rezultat historik.

17-vjeçarja u rendit në vendin e 12-të në Kupën e Botës duke dhuruar një nga performancat më të mira të karrerës së saj në pistën e Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rezultatin e skiatores që përfaqëson Shqipërinë, kryebashkiaku i Tiranës e cilësoi historik, ndërkohë që kujtojmë se ajo vinte në këtë garë pas një lëndimi të rëndë që e la jashtë pistave për një kohë të gjatë.

“Rezultat historik për Shqipërinë! Skiatorja shqiptare Lara Colturi, me performancën e saj të jashtëzakonshme, na bëri krenarë duke dalë e para në botë në raundin e dytë dhe e 12 në mesataren e dy kohëve, në Botërorin e skive. Spektakolare”, shkruan Veliaj.

Një vit më parë Lara Colturi u rendit e 17-ta në pistën e Killington. Garën e Lara Colturit në pistën e Killington mësohet se e kanë ndjekur edhe disa tifozë shqiptarë.

Lara Colturi është pjesë e Sport Klub Tirana, klubit shumësportësh që vitet e fundit po njeh një hov në cilësinë e sportistëve që garojnë në disiplina të ndryshme, të cilët kanë fituar trofe dhe tituj kombëtarë e ndërkombëtarë, si Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë, apo mundësi Zelimkhan Abakarov, Kampion i Botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA