Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë
26/11/2023 11:29
Lundrimi i anijeve është pezulluar deri ditën e hënë në Vlorë për shkak të motit të keq që ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin.
Dallgët në det të hapur shkojnë deri në tre metër lartësi ndërkohë që përplasja e dallgës në breg i afrohet dhe bizeneseve apo pyllit me pisha në zonën e plazhit të Vjetër.
Ndërkohë që ulja e temperaturave ka sjellë dhe reshjet e para të dëborës në Parkun Kombëtar të Llogorasë, të cilat kanë qënë me intesitet të ulët.
Top Channel