Bulqiza ndodhet nën pushtetin e dëborës dhe ngricave kët% fund nëntori.
Pas reshjeve të dendura të dëborës të ditës së djeshme dhe natës së kaluar mëngjesin e sotëm i gjithë rrethi i Bulqizës është pushtuar nga ngricat për shkak të uljeve të temperaturave.
Reshjet të cilat vijuan me intesitet të lartë të shoqëruar dhe me erë të fortë gjatë pasdites së djeshme bllokuan për disa orë aksin Bulqizë-Maqellarë-Peshkopi si dhe Bypass-in e rrugës së Arbrit në Qafë Murriz ku rreth 300 persona ngelën të bllokuar për rreth 5 orë ku u desh evakuimi i banorëve nga policia deri në hapjen e rrugës. Nderkohë edhe sot ngricat kanë sjellë probleme në rrugët nacionale ku kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Probleme ka dhe në njësitë administrative Martanesh, Trebisht, Ostren, Zerqan, Fushë-Bulqizë, Shupenzë si dhe Gjoricë, ku pjesa më e madhe e fshatrave janë të bllokuar që prej pasdites së djeshme për shkak të trashësisë së dëborës. Aktualisht trashësia e dëborës në qytet ka arritur 15 centimetra ndërsa në njësitë administrative trashësia e dëborës vijon nga 20 centimetra deri në 40 centimetra në zonat e thella.
Aktualisht rruga Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhir, ndërsa Bulqizë-Qafë Murrizë dhe Bulqizë-Krastë me zinxhirë, ndërsa në rrugën Ura e Çerenecit-Librazhd kalohet me vështirësi edhe me zinxhirë.
Reshjet kanë sjellë probleme edhe në energjinë elektrike në linjat e transmetimit të lartë dhe atë të mesëm, ku ka lënë pa energji prej ditës së djeshme gjithë rajonin e Bulqizës.
Top Channel