Seferi në “Më Lër Të Flas”: E dashura bëhet xheloze/ Romeo dhe Donaldi vënë në siklet futbollistin: Po vjehrra…?

25/11/2023 22:34

Futbollisti i kombëtares tregoi për “Më Lër të Flas” disa detaje nga jeta personale, përfshirë edhe lidhjen.

Gjatë pyetjeve që Donald dhe Romeo Veshaj i bënë sulmuesit, ai zbuloi se prej katër vitesh është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër.

Ndër të tjera futbollisti tregoi se ajo bëhet xheloze në disa raste për videot virale që janë bërë në rrjete sociale nga vajzat, por ka arritur të gjejë zgjidhjen.

Moderatorët nuk nguruan të vijojnë më tepër diskutimin, duke e pyetur edhe për vjehrrën Taulant Seferin.

Biseda e zhvilluar mes tyre:

Donald Veshaj: Taulant si i ke marrëdhëniet me vajzat? Si shkon situata?

Taulant Seferi: Unë e kam një vajzë (të dashur) që jeton në Zvicër.

Donald Veshaj: Domethënë je në një marrëdhënie?

Taulant Seferi: Ka katër vite që jemi bashkë.

Donald Veshaj: A ndjehet ndopak xheloze apo ti je një mashkull që të jep sigurinë?

Taulant Seferi: Unë i ka dhënë sigurinë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur.

Romeo Veshaj: A ke në plan dasëm apo fejesë?

Taulant Seferi: Akoma jo, besoj që në një të ardhme jo shumë të gjatë do të kemi diçka.

Romeo Veshaj: Po vjehrra a vjen të sheh në stadium?

Taulant Seferi: Jo, duke qenë se ajo jeton në Zvicër. E dashura është shqiptare.

Romeo Veshaj: Unë doja të dija a të do vjehrra?

Taulant Seferi: Po, më do shumë vjehrra.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA