Këngëtarja Olimpia Smajlaj, e ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi” rrëfen se është e dashuruar dhe në një lidhje të konsoliduar.
Këngëtarja tregoi se prej vitesh është një raport romantik. Është personi me të cilën dua të ndaj jetën, u shpreh ajo. Ndërsa moderatorja Erjona Rusi e pyeti nëse ka në plan të zgjerojë familjen me një fëmijë. Olimpia u përgjigj se aktualisht nuk e sheh veten nënë.
“Po të përgjigjem realisht, do më kryqëzojnë shumica, kështu që nuk po përgjigjem… Nuk e di akoma nëse unë jam bërë për të qenë një mama. Nuk e shoh veten, por nuk po them që nuk do të bëj asnjëherë fëmijë. e mbaj opsionin të hapur, sepse… është e drejta e çdo njeriu të zgjedhë të mos e bëjë. Deri tani, e kam mbajtur të hapur këtë opsion”.
Këngëtarja theksoi se nuk të bëhet nënë sepse kështu është rregulli i shoqërisë, por vetëm nëse e ndien veten gati.
“Nuk dua t’i them vetes duhet ta bëj, vetëm sepse e bëjnë të gjithë. Nëse unë nuk e ndiej, do ta bëj”.
Top Channel