Mes turneut nëpër botë të filmit “Në Kuadër të Dashurisë” për të gjithë shqiptarët kjo komedi romantike, vjen sonte më datë 25 nëntor, me premierën e tij në Gjermani.

Filmi do të shfaqet në 14 qytete të Gjermanisë, duke përmbushur kërkesat e të gjithë emigrantëve shqiptarë, për të sjellë shfaqjen e filmit atje dhe për ta bërë publikun të përjetojë të qeshura dhe një atmosferë të paharrueshme.

“Në Kuadër të Dashurisë” tregon historinë e dashurisë të një çifti të martuar prej shtatë vitesh dhe praninë e familjeve të tyre në ulje ngritjet e një marrëdhënieje.

Mos e humbisni mundësinë e një mbrëmje të mrekullueshme sonte Augsburg, Berlin, Bremen, Essen, Freiburg, Göttingen, Halle, Hamburg, Hannover, Kiel, Krefeld, Müllheim, Regensburg dhe Sindelfingen.

Top Channel