El-Sisi thotë se shteti i ardhshëm i Palestinës mund të jetë ‘i demilitarizuar’ (fotot)

24/11/2023 18:04

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi bëri komentet pas takimit me kryeministrat e Spanjës e Belgjikës, teksa përpiqej të mblidhte mbështetje për një konferencë paqeje mbi çështjen.

Ai tha se shteti i ardhshëm i Palestinës mund të jetë i demilitarizuar dhe të ketë një prezencë të përkohshme ndërkombëtare sigurie.

“Ne kemi thënë se jemi gatoi që ky shtet të jetë i demilitarizuar, që të garantohet nga forca ndërkombëtare, qoftë NATO, OKB, forca arabe apo amerikane, derisa të arrijmë siguri për të dy shtetet”, tha sot El-Sisi në konferencën në Kairo me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe atë belg Alexander De Croo.

Zgjidhja politike që kërkon shtetin e Palestinës bazuar në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet, duket jashtë mundësisë së arritjes, shtoi el-Sisi.

Kombet arabe kanë refuzuar të furnizojnë me forca sigurie Rripin e Gazës në fund të fushatës aktuale ushtarake të Izraelit kndër Hamas, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jaseera, prej vdekjeve dhe shkatërrimit masiv që është shkaktuar aty.

Ministri i jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi tha për gazetarët kësaj jave se shtetet arabe nuk duan të shkojnë në Rripin e Gazës që është kthyer në rrënojë nga bombardimet izraelite.

“Kush është ai që dëshiron të shkojë aty për të pastruar katastrofën që ka lënë Izraeli”, tha Safadi.

Spanjolli Sanchez u përpoq të mblidhte mbështetje për një konferencë ndërkomëbtare paqeje për krijimin e një shteti palestinez, duke sugjeruar se dy palët mund të ulen për negocjata në Barcelonë.

FOTO GALERI
1/3
El-Sisi tha se shteti i ardhshëm i Palestinës mund të jetë i demilitarizuar dhe të ketë një prezencë të përkohshme ndërkombëtare sigurie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA