Mbetje mortore të gjashtë personave janë gjetur në Prekaz të Poshtëm, të cilat dyshohet të jenë të luftës në Kosovë.

Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në Kosovë, në koordinim dhe bashkëpunim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.

Gjatë gërmimeve dhe kërkimeve janë hasur disa mbetje mortore që dyshohet të jenë të disa personave nga lufta e fundit në Kosovë.

Më datë 9 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, dhe me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë.

Gjatë gërmimeve në këtë zonë janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej eshtra të 6 personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Hulumtimet në këtë vend konsiderohen të mbyllura për institucionet e përfshira në këtë rast, por puna në koordinim dhe bashkëpunim mes këtyre do të vazhdojë duke trajtuar çdo informacion që do të ofrohet me qëllim të zbardhjes së rasteve tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA