Pamje dramatike shiheshin sot nga Britania ku një burrë i bllokuar nga zjarri në tarracën e një ndërtese të lartë është shpëtuar nga ganxha e një vinçi që e zbriti duke u lëkundur në Reading pranë Londrës.
Kalimtarët e frikësuar filmonin momentin me kamerat e tyre në qendër të qytetit.
Aty shihet sesi burri futet në një kafaz të ngritur nga vinçi në majë të ndërtesës së papërfunduar.
Momentet dramatike tregojnë tymin e dendur që del nga djegia në lartësi teksa burri i bllokuar tenton të hapë një derë, por arrin të shpëtojë më në fund vetëm te kafazi që lëkundej nga vinçi.
Zjarrfikësat konfirmonin se kishte njerëz të bllokuar në ndërtesën Forster Wheeler dhe më vonë njoftuan se dy persona ishin shpëtuar, të cilët kishin ruajtur qetësinë gjatë momenteve të afrimit të flakëve.
Zjarrfikësit vendas thanë: “Mëngjesin e sotëm në 11:38 u njoftuam për zjarrin në Station Hill në Reading. Rreth 50 efektivë u dërguan në ndërtesën e lartë ende në ndërtim, për operacionet e shpëtimit”.
Top Channel