Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal, ku dalin përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, mes tyre edhe Erzen Breçanin.

Në këtë pjesë të dosjes së SPAK, tregohet mënyra se si grupi i strukturuar kriminal ka tentuar të transportojë  69 kg kokainë të fshehur në motorin frigoriferik në fund të një kontenieri, i cili kishte fuçi me lëng limoni të ngrirë me destinacion Portin e Valencias në Spanjë. Por sasia e kokainës është sekuestruar më 18.02.2021 në portin detar të Santos.

Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC, del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si në grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Emrat, kodet dhe nofkat

Ismail Zeneli (Q3QNV9) me nofkën “Daja”, Dajloki” dhe “Transporter”, Eralbi Breçani (S7DEGI) me nofkën “Boli” ose “Toni”, Besmir Murati (V6FGL7) me nofkën “Kukësi” dhe Ergys Dashi (D**P) me nofkën “Elb” ose “Elb nisan”.

Sipas dosjes, Prokuroria e Posaçme më datë 30.05.2023, i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve gjyqësore të Brazilit, ku kërkohen provat e administruara nga autoritetet braziliane të drejtësisë në lidhje me sekuestrimin e sasisë prej 69 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në portin detar të Santos më datë 18.02.2021.

Ministria e Drejtësisë më datë 13.06.2023 i ka përcjellë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Brazilit. Prokuroria e Posaçme më datë 11.09.2023 i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve gjyqësore të Brazilit, ku kërkohen provat e administruara nga autoritetet braziliane të drejtësisë në lidhje me sekuestrimin e sasisë prej 69 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në portin detar të Santos më date 18.02.2021. Ministria e Drejtësisë më datë 06.10.2023 me shkresën ka përcjellë kërkesën Ministrisë së Drejtësisë të Brazilit.

Hetimi policor është arkivuar për shkak të mungesës së provave për të identifikuar se kush ishte përgjegjës për krimin. Hetimi ka filluar nga dyshimi për një kontejner të kontaminuar me lëndë narkotike, nga ana e Zyrës Federale Financiare, me anë të analizës së rrezikut, në pjesën e jashtme të kontenjerit, konkretisht pranë motorit të frigoriferit e të kontejnerit, ishte gjetur një sasi lënde narkotike, e cila ishte në terminalin e eksportit në Portin e Santos.

Sipas dosjes së SPAK, pamjet në kamerat e sigurisë të siguruara nga kompania Santos Brasil janë analizuar dhe nuk është gjetur asgjë që të demonstronte ndonjë lëvizje të dyshimtë, një kontaminin të mundshëm të kontejnerit në terminalin Santos Brasil.

Ky kontaminim duhet të ketë ndodhur në vendin e origjinës në shoqërinë CITRUS JUICE EIRELI, ku është bërë furnizimi dhe magazinimi ose edhe gjatë transferimit, të kryer nga drejtuesi i mjetit, nga kompania e origjinës në destinacionin Porto de Santos.

Nga fotografitë dhe videot e analizuara, rezulton së lënda narkotike është vënë në fund të kontejnerit në pllakën e ftohjes, e vështirë për t’u aksesuar dhe e vështirë për t’u hequr pasi ishin gallona të rënda dhe do të kërkonin pirunët dhe mundësia që ky kontaminim të kishte ndodhur në Portin e Santos ka shumë pak gjasa duke pasur parasysh faktet e treguara.

Shtetasi Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu shtetasi Ismail Zeneli ka rolin e nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transortuar me kontejner. Në bashkëpunim shtetasi Ismail Zeneli ka patur edhe shtetasin Artan Suleimani, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se me kë po organizon trafikun Ismaili.

Më datë 06.01.2021, në orën 13:26 zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër V6FGL7:59, mes  përdoruesit të Q3QNV9 i identifikuar si Ismail Zeneli, S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murati dhe përdoruesit të D**p, i cili në një pjesë të dosjes del i paidentifikuar.

Ismail Zeneli Q3QNV9-(D**P): Nji gjë mos mu hap shumë nga Brasili se ti e di mire atje jan shumë më vështirë lypja kupton. Më mirë me pasqyra edhe me sytë ose dyshemet më i sigurt.

Ergys Dashi D***p: Daje, Vetëm pasqyra than…

Ismail Zeneli Q3QNV9: BRASILI nuk është i lehtë…

Ergys Dashi D**p: Se dyshemet kapen, pa merak se e bëjnë në kompani më thanë…

Ismail Zeneli Q3QNV9: Mire bëje…Pa merak nga ana ime…

Ergys Dashi D*–P: Dyshemen se saldojn mir tha…

Ismail Zeneli Q3QNV9: Probleme është atje daku kupton..

Ergys Dashi *D**p: Syt i vjedhin nuk dum probleme me Syt. Pasqyren s’kan si e vjedhin…

Ismail Zeneli Q3QNV9: Po mirë, Po me këtë 342 do ngarkosh sot, Sot…

Ergys Dashi D**p: Për sot, po presim do iki t’i takoj më vonë. Malli është gati. Vetëm kutin tranzit presin, Me trasport, nga jasht do e bejnë…

Ismail Zeneli Q3QNV9: Daje aty mundohu, bëre qmos…

Ergys Dashi D***p.audiofile: O daje ktu rri i qetë, se unë nuk iki nga ktu unë pa nis 3-4 punë. Rri i qetë për këtu. Se këtu i kam gati tani unë gjanat. Vetëm po presim t’na dali kutia e këtij përpara se kemi lënë me bo këte me çanta përpara. Javën tjetër e kam të sigurtë punën me dysheme, se nuk i bëjmë dot të dyja se nuk arrim dot me i bo. E kemi bo porosinë e kutisë dhe çdo gjo, për javës tjetër…

Eralb Breçani S7DEGI: Si ja kaluat.

Ismail Zeneli Q3QNV9: Po mirë.

Besmir Murati V6FGL7: Okay plak.

Ergys Dashi D***p: Presim ishalla

Eralb Breçani S7DEGI: Me qetësi punë të mbarë.

Më datë 07.01.2021, në orën 10:42 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murati.

Më datë 07.01.2021, në orën 13:17 zhvilohet bisedë në grup chat-in, ku diskutohet lidhur me ngarkesën që kërkojnë të nisin nga Brazili dhe rakordohet për detajet me shtetasin Ismail Zeneli.

Eralb Breçani S7DEGI: Si ia kalut burra? A u lodht a pushut? Kemi naj lajm tmir sot apo jo?

Ergys Dashi D**p: Mjes. S’po shef sms daja. Se i kam nis booking…

Ismail Zeneli Q3QNV9-audiofile: Nuk e kam me veti ate telefonin tjeter, e kam në shpi. Po ske nevoje me me nis booking mor dak se ti e din se si funksionoj une. Me ca ej duke e nis ti, me çantë apo me dysheme?…

Ergys Dashi D**p: Ok, Çanta, 6 dit tranzit për Turqi, Hapacloyd…

Besmir Murati V6FGL7: Okay super plak, Daja është in, Bro, Ngarkoje.

Eralb Breçani S7DEGI: E ke nis sot? Pikë, Apo jo?..

Ergys Dashi, D**p: Po pres me e mor sot këtë. Po se kapa punën nga jashtë, Do e bëjmë në patio.

Ismail Zeneli Q3QNV9: Bëje, Tie di

Ergys Dashi D**p: S’ke nevoje me na çu në booking pa ngarku gjanat. Ngarko gjanat pastaj të nisim ato të dhënat më vonë. Ti e di, ske pse me ashtu, it e din. Cfare dolloj ashtu qe te jete aty tranzin 5-6 dite, te jete transit, e bejme me canta. Tjerat, ti i din ato tjerat se si jane. Ske nevoje me me cu ti mu, kshu gjana pa bo pune as kurgjo, mos ta nijë fare…

Ergys Dashi *D**p: E di jam bo si drejtor porti un tani.

Eralb Breçani S7DEGI: Drejtor (D**p) do at vej emin…”

*Ndalohet publikimi i materialit pa citim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA