Pajisjet e një spital fushor të hapur, kanë hyrë sot në Rripin e Gazës, i pari që prej nisjes së luftës britale mes ushtrisë së Izraelit dhe grupit Hamas në fillim të muajit që shkoi.

“Spitali fushor i Jordanisë hyri në Rripin e Gazës me 40 kamionë me pajisje dhe 170 njerëz personel, mes tyre doktorë, infermierë dhe administratorë”, tha kreu i autoritetit të kalimeve kufitare në Gaza, Hisham Adwan.

Disa javë  bombardime të rënda dhe mungesa të theksuara karburanti e furnizimesh mjekësore, kanë shkatërruar sistemin shëndetësor teksa shumica e spitaleve janë jashtë funksioni.

Llogaritet se ka rreth 30,000 njerëz të plagosur në Gaza, tha autoriteti palestinez, teksa shtonte se bombardimet izraelite kanë vrarë 13,000 njerëz, kryesisht civilë.

Mohammed Zaqout, drejtori i spitaleve në Gaza tha se spitali fushor do të vendoset në zonën jugore të Khan Yunis, “për t’u kujdesur për të plagosurit e të sëmurët”.

Spitalet në zonë raportohen në kushte katastrofike, sipas Zaqout, i cili shtonte se fluksi arrin në qindra të plagosur në ditë prej sulmeve të vazhduara ajrore dhe të artilerisë.

Spitali fushor ka një kapacitet prej 41-shtretër, tha Aed Yaghi, kreu i ndihmës mjekësore në Gaza, duke shtuar se do të zbuste presionin ndaj shërbimeve ekzistuese.

Zyrtarët thonin se prisnin një spital fushor të dërguar së shpejti nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një tjetër nga Katari.

Gjithçka që hyn në Gaza prej kalimit të Rafah me Egjiptin duhet të miratorhet nga Izraeli, ndërsa shtohej se gjashtë ambulanca të dërguara nga Kuvajti kishin ardhur sot.

FOTO GALERI
1/5
Disa javë bombardime të rënda dhe mungesa të theksuara karburanti e furnizimesh mjekësore, kanë shkatërruar sistemin shëndetësor teksa shumica e spitaleve janë jashtë funksioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA