Tërmeti godet në Filipine/ Dridhjet me magnitudë 7 trondisin rajonin jugor (fotot)

17/11/2023 16:13

Një tërmet i fortë ka goditur pasditen e sotme rajonin Mindanao në jug të Filipineve duke shkaktuar panik dhe dëme në shumë zona të rajonit.

Zyrtarët e zonës thanë se magnituda e tërmetit në ishujt e Paqësorit ishte 7.2 ndërsa pasojat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta nga autoritetet. Ata shtonin se banorët duhet të përgatiten për pasdridhje të mundshme.

Disa mospërputhje kishte mbi madhësinë e dridhjeve teksa qendra gjermane e gjeo-shkencave tha se magnituda e tërmetit arrinte vetëm në 6.9

Mindanao është ishulli i dytë më i madh në Filipine me rreth 26 milionë banorë. Qyteti i  Davao, i treti më i madh në vend, është në bregdetin e Mindanao.

Ende nuk ka raportime për viktima por qendrat sizmike vendase thanë se dridhjet zgjatën disa sekonda dhe paralajmëronin për të tjera më të vogla.

Zyrtarët e National Geographic thonë se në këtë zonë ka mbivendosje të ‘pllakave tektonike’ dhe kushte për aktivitet vullkanik. Ky tip kufijsh gjeneron një sërë tërmetesh në koren e tokës, sipas ekspertëve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA