Premiera në Suedi! “Në kuadër të dashurisë” shfaqet sot në Stockholm, Goteborg dhe Malmo

17/11/2023 12:20

“Në Kuadër të dashurisë” do të shfaqet sonte për shikuesit shqiptarë në Suedi për ta përfshirë edhe njëherë publikun në një atmosferë të veçantë, plot emocione dhe që do e bëjë atë të qeshë.

Një histori dashurie e cila kombinohet mjeshtërisht me humorin e thellë, me një performancë të jashtëzakonshme të aktorëve të cilët do të sjellin karaktere të paharrueshme për publikun “Në Kuadër të Dashurisë” një prodhim i Top Media nuk ndal suksesin në çdo anë të botës!

I gjithë publiku shqiptar në Stockholm, Göteborg dhe Malmö ka mundësinë të rezervojë biletën e tij për të shijuar sonte në kinema filmin më të dashur të momentit.

Për 95 minuta “Në Kuadër të dashurisë” do t’ju rrëmbejë nga realiteti, ku përjetimi do të jetë më shumë se një film.

Top Channel