Gazetari gjerman merr qindra mijëra euro nga Putin, tjetërsoi imazhin e tij në Gjermani!

17/11/2023 11:27

Gazetari dhe autori gjerman Hubert Seipel, i njohur për raportimet e tij nga Rusia dhe intervistat me Putinin, gjendet në mesin e një skandali, nga i cili zor të dalë pa lagur.

Raportimet e fundit në media tregojnë se biografi i Vladimir Putinit dyshohet të ketë marrë qindra mijëra euro nga Rusia pa informuar kompanitë mediatike për të cilat punonte, përfshirë këtu edhe transmetuesit publik NDR dhe ZDF, si dhe të përjavshmen Der Spiegel. Duke cituar dokumente konfidenciale nga Qiproja, Spiegel dhe programi i dytë ZDF i Gjermanisë raportojnë se gazetari i mirënjohur gjerman, Hubert Seipel hyri në një “marrëveshje sponsorizimi” prej 600.000 eurosh në mars 2018 për të “shkruar një libër për politikën në Federatën Ruse”.

Sponsorizimet vijnë nga De Vere Worldwide Corporation, një kompani nga Ishujt Virgin britanikë, e që duket se i përket oligarkut rus Alexei Mordashov, i cili ka qenë nën sanksionet e BE-së që nga sulmi rus në Ukrainë për shkak të afërsisë së tij me Putin.

Seipel ka ndikuar ndjeshëm në imazhin që gjermanët kanë për Vladimir Putinin prej vitesh, dhe e ka intervistuar disa herë atë. Ai shkroi shefin e Kremlinit e cila u botua në Gjermani, në vitin 2015 me titullin, “Putini, vështrim brenda pushtetit”.

Gjashtë vjet më vonë, pasoi libri “Fuqia e Putinit. Pse Europa ka nevojë për Rusinë”.  Të dy librat u botuan nga shtëpia botuese e njohur e Hamburgut “Hoffmann und Campe”. Botuesi tani ka njoftuar se nuk dinte asgjë për pagesat nga Rusia dhe njoftoi një rishikim të të gjithë rastit. Po ashtu, në komunikatën për media thuhet se për shkak të mbulimit aktual mediatik, është vendosur “që libri të mos ofrohet më në shitje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA