Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për Ilir Selmanin, i dënuar me 28 vite burg nga Gjykata e Posaçme për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos. Selmani apeloi vendimin e Gjykatës së Posaçme, por Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij.
Ndërkohë Apeli ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme sa i përket disponimeve që lidhen me Elvis Gaçajn për shqyrtim pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë Tiranë.
Gjykata e Posaçme i dënoi me 35 vite burg 2 të pandehurit në dosjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në verën e 2019-ës në Tiranë. GJKKO dënoi me 28 vjet burgim për Ilir Selmanin, ndërsa me 7 vite burgim gjykata dënoi Elvis Gaçajn. Ndaj këtij të fundit janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.Selmani akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e ish-efektivit.
Malko ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Po në vitin 2016 Santiago Malko ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi në lokalin e dy vëllezërve. Ai njihej edhe si miku i Ervis Martinajt.
Top Channel