Lufta në Ukrainë/ Artistja ruse Sasha Skochilenko dënohet me 7 vite burg për mesazhe kundër luftës

16/11/2023 17:51

Një aktiviste ruse kundër luftës është dënuar me shtatë vjet në një koloni penale për zëvendësimin e etiketave të çmimeve të supermarketeve me mesazhe kundër luftës.

Sasha Skochilenko, 33 vjeçe, një artiste nga Shën Petersburg, ndodhet në paraburgim që nga prilli i vitit të kaluar. Ajo u dënua për përhapjen e “informacioneve të rreme” për ushtrinë ruse.

Avokatët të resë kërkuan lirimin e saj, duke thënë se me sëmundjet kronike nga të cilat vuan, ajo rrezikon të vdesë në burg. Javë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Skochilenko protestoi duke zëvendësuar etiketat e supermarketeve në një supermarket në Shën Petersburg me mesazhe kundër luftës.

Etiketat zëvendësuese shkruanin: “Ushtria ruse bombardoi një shkollë arti në Mariupol. Rreth 400 njerëz ishin fshehur brenda” dhe “stërgjyshi im nuk luftoi në Luftën e Dytë Botërore për katër vjet në mënyrë që Rusia të bëhej një shtet fashist dhe të sulmonte Ukrainën. “

Zonja Skochilenko i pranoi akuzat. Në fjalën e saj përmbyllëse, artistja përdori një ton sfidues, duke pyetur gjykatën: “Sa pak besim ka prokurori ynë te shteti dhe shoqëria jonë, nëse mendon se shtetësia dhe siguria jonë publike mund të na prishet nga pesë copa të vogla letre?”.

Skochilenko u dënua për “diskreditim të ushtrisë ruse” sipas ligjeve represive të miratuara në prag të pushtimit. Legjislacioni në mënyrë efektive kriminalizon të gjithë aktivizmin kundër luftës. Gjyqi zgjati një vit e gjysmë, me sa duket sepse ishte një nga të parët që u vu nën ligjet e reja.

“Në fillim, hetimi zgjati shumë. Prokurorët duhej të gjenin disa prova diku“- tha avokatja e saj Yana Nepovinnova. Motra e Sasha Skochilenko, Anna, i tha BBC-së se e motra ishte “një simbol i gjithçkaje që autoritetet [ruse] urrejnë”.

“Ajo është artistike, e brishtë, lezbike, ka një mbiemër ukrainas,” tha Anna Skochilenko.

Muajin e kaluar, gazetarja Marina Ovsyannikova, e cila protestoi kundër pushtimit të Ukrainës drejtpërdrejt në TV shtetëror, u dënua me 8.5 vjet burg. Në prill, aktivisti i opozitës britaniko-ruse Vladimir Kara-Murza u dënua me 25 vjet për kritikat e tij ndaj luftës.

FOTO GALERI
2/4
Nëse pëlqejnë punimin e joshjes ato ulen dhe ndalojnë në mesin e rrethit, duke sinjalizuar që janë gati për çiftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA