Hezbollahu “trondit” Gjermaninë! Bastisen 54 zona, “nuk lejojmë antisemitizmin”

16/11/2023 11:22

Qindra police bastisën një sërë pronash në Gjermani në mesin e dyshimeve për lidhje me grupin Hezbollah të mbështetura nga Irani.

Aksioni erdhi në kohën kur Berlini po maerr masa  për të frenuar një valë të ripërtërirë antisemitizmi në mesin e luftës Izrael-Hamas. Bastisjet në 54 vende, pasuan ndalimin që autoritetet gjermane i bënë aktiviteteve të grupit radikal palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, si organizatave të ngjashme me të pas sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit kundër Izraelit.

“Ne kemi një skenë islamike para syve tanë”, tha ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser. “Në një kohë kur një numër hebrenjsh ndihen veçanërisht të kërcënuar, Gjermania nuk do të tolerojë propagandën islamike apo nxitjen e armiqësisë antisemitike ndaj Izraelit”, shtoi ajo. Gjermania e konsideron Hezbollahun “organizatë terroriste shiite”, ndërsa më 2020 ia ka ndaluar kryerjen e aktiviteteve në territorin e saj.

Operacioni i sotëm pati në shënjestër Qendrën Islamike të Hamburgut dhe pesë grupe të ndërlidhura, teksa policia bastisi prona në gjashtë prej 16 landeve të Gjermanisë, përfshirë Hamburgun, Saksoninë e Poshtme, Hesen, Berlinin e Baden-Vyrtembergun. Qendra Islamike e Hamburgut drejton Xhaminë e Imam Aliut, e njohur gjithashtu si Xhamia e Kaltër, ndërsa viteve të fundit janë shtuar thirrjet për mbylljen e saj nga autoritetet, për shkak të lidhjeve të dyshuara me Iranin.

Top Channel