Sot është mbajtur raundi i radhës i diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Me këtë rast nuk pati takim trepalësh, ndërkohë që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimet e ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç.

“Sot kam pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

Top Channel