Biden paralajmëron Izraelin: Mos pushtoni Gazën, gabim i madh

16/11/2023 13:58

Mes eksodit masiv të palestinezëve nga veriu i Gazës, presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi Izraelin se pushtimi i enklavës do të ishte “një gabim i madh”, ndërsa ia bëri të qartë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se zgjidhja me dy shtete është përgjigja e vetme për fundin e konfliktit izraelito-palestinez.

Po bëhet gjithçka është e mundur për lirimin e personave të marrë peng nga Hamasi, u shpreh kreu i administratës amerikane. Mesazhi i tij për pengjet ishte “duroni, po vijmë”, duke ngritur pikëpyetje se çfarë nënkuptoi me këtë fjali, në një kohë kur është shprehur nga ana tjetër se nuk ka në plan të dërgojë ushtrinë amerikane atje. Gazetarët insistuan për një sqarim.

“Ajo që kisha në mendje dhe desha të them është se po bëjmë gjithçka për t’i liruar. Nuk kam qenë duke folur për ushtrinë”, u shpreh Biden.

Katari, ku Hamasi ka zyrën e tij politike, është vendosur në krye të përpjekjeve për ndërmjetësim mes grupit radikal dhe zyrtarëve izraelite për lirimin e mbi 240 pengjeve. Bideni deklaroi se Hamasi, për të cilin këmbënguli kishte seli ushtarake poshtë spitalit të Shifasë, është duke kryer krime lufte, dhe e ka përsëritur deklaratën e një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, se është i bindur për këtë “fakt” të mbështetur prej inteligjencës amerikane.

Izraeli njoftoi një ditë më parë se trupat e tij gjetën armë dhe pajisje ushtarake të Hamasit gjatë bastisjeve në spitalin më të madh të Gazës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA