SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë, në 1 dhjetor shpall pretencën për Redjan Rrajën e Kejvina Kthellën

15/11/2023 10:44
Redjan Rraja

Gjykata ka caktuar datën 1 dhjetor, kur pritet që SPAK të shpallë pretencën për Redjan Rrajën dhe Kejvina Kthellën.

Çështja është për sekuestrim pasurish, ku nga hetimet, SPAK kërkon sekuestrimin edhe të një automjeti që ishte në përdorim nga Kejvina Kthella.

Vetë Rraja, i ka mohuar vazhdimisht dyshimet se ka lidhje me automjetin tip “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar modeles Kevina Kthjella.

Redjan Rrajës i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave përveç makinës, edhe  1 apartament, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro, teksa SPAK kërkon konfiskimin dhe kalimin e tyre shtetit.

Në korrik të këtij viti, Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të vitit 2019.

38-vjeçari u dënua si njëri nga dy ekzekutorët që qëlluan me breshëri në drejtim të automjetit në të cilin po udhëtonte prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi,i njohur si Rrumi i Shijakut, të cilët konsiderohen si shënjestra të atentatit.

Të dy mbetën të plagosur, ndërkohë që u vra ish-polici Andi Maloku, i cili ishte shofer i prokurorit. Si provë kundër Rrajës, SPAK deklaroi ADN-në e përftuar nga një gjurmë papilare, të lënë në syzet e harruara pikërisht në mjetin e braktisur nga vrasësit.

Veç Rrajës, Gjykata e Posaçme vendosi 35 vite burg për Ariol Halilajn. Ai është bashkëpunëtori dhe personi kyç që ka ndihmuar Rrajën dhe ekzekutorin e dytë ende të paidentifikuar duke i larguar me makinën e tij, pasi ata braktisën në fshatin Shkafanë, automjetin me të cilin kryen krimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA