Kontrolle në çerdhet dhe kopshtet private në vend! Shkelje në 81 subjekte, pronarë dhe administratorë nën hetim

15/11/2023 09:58

81 çerdhe dhe kopshte private në vend kanë rezultuar se ushtronin veprimtari pa licencë dhe dokumentet përkatëse, pas kontrolleve të Policisë së Shtetit.

Kontrollet janë ushtruar në 201 subjekte me qëllim ndëshkimin të pronarëve apo administratorëve të këtyre subjekteve, të cilët mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve, nisur edhe nga rasti më i fundit, i dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja.

Konkretisht janë evidentuar 63 çerdhe dhe kopshte pa licencë, nga këto 40 në Tiranë, 11 në Durrës, 4 në Lezhë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër.

Ndaj pronarëve dhe administratorëve rëndojnë akuzat:  “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa për 18 subjektet e tjera janë gjobitur pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me organet tatimore.

Nën hetim për veprat e mësipërme penale në Tiranë janë: A. B., 37 vjeçe, I. M., 49 vjeçe, L. O., 62 vjeçe, A. Y., 39 vjeçe, Xh. H., 68 vjeçe, M. Sh., 49 vjeçe, B. Gj., 60 vjeçe, G. T., 48 vjeç, A. N., 38 vjeç, F. D., 50 vjeçe, E. E., 42 vjeçe, B. H., 41 vjeçe, A. R., 55 vjeçe, B. M., 53 vjeç, E. K., 46 vjeçe, E. Th., 56 vjeçe, M. M., 20 vjeçe, Sh. R., 57 vjeçe, N. Q., 46 vjeçe, G. S., 48 vjeçe, I. M., 33 vjeçe, Gj. S., 61 vjeçe, P. U., 58 vjeçe, M. T., 58 vjeçe, B. Z., 31 vjeç, B. Z., 30 vjeç, J. M., 34 vjeçe, D. J., 35 vjeçe, E. D., 47 vjeçe, E. P., 45 vjeçe, L. P., 36 vjeçe, M. K., 34 vjeç, M. A., 47 vjeçe, A. A., 41 vjeç, M. J., 34 vjeçe, dhe E. N., 32 vjeçe, A. Sh., 41 vjeçe, A. H., 34 vjeçe, E. S., 35 vjeçe dhe N. Gj., 34 vjeçe.

Durrës, D. J., 55 vjeçe, Z. D., 59 vjeçe, M. C., 31 vjeçe, K. D., 29 vjeç, A. K., 52 vjeçe, A. R., 52 vjeç, E. M., 39 vjeçe, E. Sh., 33 vjeç, N. G., 59 vjeçe, E. S., 49 vjeçe dhe L. K., 39 vjeçe.

Lezhë janë nën hetim E. Sh., 55 vjeç, P. K., 65 vjeç, D. Ll., 29 vjeçe dhe F. T., 70 vjeç.

Shkodër, E. B., 25 vjeçe, D. B., 40 vjeçe, B. M., 26 vjeçe dhe E. A., 35 vjeçe.

Fier, E. K., 47 vjeçe, banuese në Fier dhe B. M., 43 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Vlorë, u konstatua me shkelje subjekti i  E. T., 44 vjeçe dhe në Gjirokastër subjekti i F. S., 52 vjeçe.

Kontrollet nisën pas ngritjes së task-forcës nga Ministria e Arsimit, vetëm pas publikimit të rastit të dhunës në një kopsht privat në Tiranë që tronditi opinionin publik. Edhe sot, një rast dhune u raportua nga Policia e Elbasanit, ku dyshohet se një edukatore ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga autizmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA