Plagoset minatori në Bulqizë, 51-vjeçari në gjendje të rëndë
14/11/2023 14:25
Një minator është plagosur në Bulqizë.
Sipas policisë, 51-vjeçari Arben Kuka, me profesion armator në një minierë, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, pasi është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt, në zonën D të minierës.
Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se i aksidentuari në minierë është nisur me urgjencë më ambulancë drejt spitalit të Traumës, pasi kishte fraktura të rënda në trup.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel