Makineria godet shqiptaren, vdekja tragjike e 26-vjeçares në punë! Momente tensioni jashtë kompanisë

14/11/2023 22:20

Një 26-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, në vendin e punës.

Një makineri paketimi e blerë së fundmi ku Anila Grishaj punonte e goditi atë, sipas mediave italiane.

Në orët e mbrëmjes ka pasur  momente tensioni jashtë ndërmarrjes  ku mbeti e vdekur punonjësja, ndërsa disa familjarë u larguan nga policia.

E reja shqiptare ishte punonjëse e kompanisë së ushqimeve të ngrira në provincën e Trevisos.

Ishin kolegët e punës që ngritën alarmin i dhanë ndihmën e parë shqiptares, pas aksidentit të ndodhur pak pas orës 16:00. Mjekët dhe infermierët e Suem 118 kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter, ambulancë dhe mjet mjekësor. Më pas kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, karabinierët nga stacioni Pieve di Soligo dhe teknikët e njësisë Spisal.

Tashmë do të duhet të rindërtohet dinamika e ngjarjes, ndërsa Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.

Një tjetër punëtor, 59 vjeç, vdiq në një aksident brenda  kompleksit kimik të Ravenës.

Burri, për arsye të paqarta, është goditur nga një ekskavator teksa punonte në një kantier.

Dhe në Sedigliano, në provincën e Udines , një i ri u plagos rëndë pasi u shtyp nga gomat e një automjeti të rëndë.

Aksident në punë ndodhi edhe në Trentino, ku një 43-vjeçar, teknik mirëmbajtjeje, u plagos pas një shpërthim teksa po kontrollonte bojlerin e ri në një punishte. I plagosuri u dogj në krahë dhe fytyrë dhe u transportua me kod të kuq me helikopter në spitalin Santa Chiara në Trento.

Së fundmi një aksident ka ndodhur edhe në  Milano, ku një punonjës është plagosur. Rreth orës 12:00 ai u rrëzua nga një shkallë në ndërtim e sipër, duke pësuar thyerje të këmbës.

Më shumë se 500 vdekje në punë në 7 muaj në Itali

Në shtatë muajt e parë të vitit 2023 në Itali kishte 559 viktima në punë, nga të cilat 430 në punë (+4,4% krahasuar me korrikun 2022) dhe 129 gjatë udhëtimit (-17,8% krahasuar me korrikun 2022). Në Lombardi numri më i madh i viktimave ka ndodhur në punë (74). Pasuar nga Veneto (40), Lazio (36), Campania dhe Piemonte (33), Emilia Romagna (31), Puglia (29), Siçilia (26), Toskana (21), Abruzzo (16), Marche (14), Umbria dhe Kalabria (13), Friuli Venezia Giulia (12), Trentino Alto Adige dhe Liguria (11), Sardenja (10), Basilicata (5) dhe Valle d’Aosta dhe Molise (1).  Ndërsa në 20 vjet ka pasur rreth 20 mijë vdekje në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA