Shifrat e personave me diabet po rriten frikshëm. Nga viti i kaluar në këtë vit janë shtuar mbi 7000 pacientë të prekur nga diabeti.

Përllogariten rreth 93 mijë persona që trajtohen për diabet por kjo shifër është edhe më të lartë pasi ka shumë të tjerë që nuk e dinë nëse janë prekur .Ndërkohë që trajtohen për diabet 600 fëmijë. Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër kësaj sëmundjeje kërkohet të sensibilizohen qytetarët që të orientohen drejt një ushqimi sa më të shëndetshëm, sa më shumë fruta e perime dhe sa më shumë aktivitet sportiv .

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka një këshillë për prindërit .

 “Kam një ftesë për prindërit, futini fëmijët në kurse sportive”, tha Veliaj.

Në rrugët e Tiranës  dhe jo vetëm shikon fëmijë më patatina në duar apo ushqime të tjera që nuk janë të shëndetshme.

Njihni shenjat e diabeti ishte motoja e këtij viti. Nëse  diabeti diagnostikohet në kohë mund të shmangen komplikacionet që ai shfaq.

Top Channel