Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka ngjallur shpresat për familjen Nika që kërkesën e tyre për çështjen e vrasjes së Aleks Nikës ta marrë SPAK-u.
“Vendim i pritshëm nga ana jonë. Ne falënderojmë gjykatën e Strasburgut e cila më në fund vendosi një verdikt që është i detyrueshëm për drejtësinë shqiptare, që çështja të hetohet deri në fund”, tha Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës.
Dyert e gjykatave u janë mbyllur disa herë në fytyrë ndaj familja e viktimës së katërt, por të mbetur pa drejtësi iu drejtuan ndërkombëtarëve jo për dëmshpërblim, por për të vënë në vend drejtësinë që u mohohet prej shumë vitesh.
“Besojmë se për shkak të ndërhyrjes së gjykatës së Strasburgut çështjen do ta tërheqin vetë kryesisht, siç i thonë në drejtësi “ex uficio”, dhe ajo të përfundojë sa më shpejt. Pasi sipas meje nuk do shumë veprime hetimore se ato janë kryer, një pjesë janë asgjësuar. M’a do mendja edhe se kolegji penal i Gjykatës së Lartë. Sepse ne e kemi ankimuar vendimin e SPAK, çështja do të kalojë në hetim nga SPAK”, tha Nika.
“Tani që ky vendim është detyrues shpresojmë ta marrë SPAK”, theksoi ai.
Familja Nika ka deklaruar më herët se ka në zotërim një audio-incizim me prova të qarta se si jepet urdhri për vrasje, prova të cilat nuk ia ka dorëzuar njeriu duke kërkuar që ta shqyrtojë drejtësia e re e SPAK, e vetmja ku ata thonë se kanë besim.
Top Channel