Shfaqet ishulli më i ri në botë pas shpërthimit vullkanik nënujor në Japoni (fotot)

13/11/2023 17:59

Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të planetit tonë, një ishull ‘fringo i ri’ duket se është shfaqur në oqeanin Paqësor.

Ishulli më i ri në botë nuk është emëruar ende, por u formua nga një shpërthim vullkanik nënujor pranë brigjeve të ishullit japonez Ivo Jima.

Diametri i tij është vetëm 100m dhe ngrohet rreth 20m mbi sipërfaqen e detit.

Ishulli qëndron një kilometër larg Iwo Jima dhe 1,200 kilometra larg ishujve kryesorë të Japonisë.

Pamjet ajrore nga vendndodhja tregonin hirin mbi ishullin e vogël që tashmë është bërë pjesë e zinxhirit ishullor Ogasawara.

Universiti i Tokios konfirmoi se erupsioni final ishull-formues kishte ndodhur më 30 tetor.

Ekspertët kanë gjurmuar aktivitetin sizmik në zonë që prej vitit të shkuar teksa profesori vendas i vullkanologjisë Setsuya Nakada, tha për rrjetin ‘Japan Times’ se magma shpërthente prej disa kohësh dhe është solidifikuar në shkëmb poshtë sipërfaqes së ujit.

Nakada shtonte: “Mendoj se ishulli i formuar do të mbetet përgjithmonë, ai mund të vijojë të zmadhohet, por nuk jam i sigurtë nëse erupsioni do të vijojë”.

FOTO GALERI
1/3
Ishulli më i ri në botë nuk është emëruar ende, por u formua nga një shpërthim vullkanik nënujor pranë brigjeve të ishullit japonez Ivo Jima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA